Kalo te përmbajtja
Han Skincare
Heartleaf Quercetinol Pore Deep Cleansing Foam
Anua

Heartleaf Quercetinol Pore Deep Cleansing Foam

150 ml

Shkumë pastruese me heartleaf, quercetinol dhe BHA që pastron thellë poret, kontrollon yndyrën dhe qetëson lëkurën pa e tharë.

1.190 Lekë1.500 Lekë

Ky produkt ka mbaruar përkohësisht.

Lini numrin dhe ju njoftojmë në WhatsApp sapo të vijë.

Ose na pyesni direkt në WhatsApp
Origjinal
Importuar nga Koreja e Jugut
Dërgesa 2–5 ditë
Falas mbi 5.000 Lekë
Pagesë në dorëzim
Paguani kur e merrni

Përshkrimi

Heartleaf Quercetinol Pore Deep Cleansing Foam është një shkumë pastruese me ekstrakt heartleaf dhe quercetinol, që krijon shkumë të dendur dhe të butë. Pastron thellë poret, largon yndyrën e tepërt dhe mbetjet e makeup-it, ndërsa e lë lëkurën të freskët, pa ndjesi shtrëngimi.

Përbërësit kryesorë

  • Ekstrakt heartleaf – qetëson lëkurën dhe ndihmon në balancimin e saj.
  • Quercetinol – antioksidant me efekt qetësues.
  • BHA (0.5%) – eksfolion butësisht brenda poreve dhe ndihmon kundër pikave të zeza.
  • Kompleksi Anti-Sebum P – katër ekstrakte bimore që ndihmojnë në kontrollin e sebumit.
  • Acid hialuronik – ruan hidratimin gjatë pastrimit.

Përfitimet

  • Pastron thellë poret dhe yndyrën e tepërt
  • Redukton dukshëm pamjen e pikave të zeza
  • Qetëson lëkurën e skuqur
  • Nuk e than lëkurën pas larjes

Për kë është

Për lëkurë të yndyrshme, të kombinuar dhe me prirje për akne, me pore të zgjeruara dhe pika të zeza. I përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme me skuqje.

Si përdoret

  1. Lagni fytyrën dhe shkumoni në duar një sasi sa një bizele.
  2. Masazhoni butësisht 30–60 sekonda, duke u fokusuar në zonën T.
  3. Shpëlani mirë me ujë të vakët dhe vazhdoni me toner. Në mbrëmje përdoreni pas vajit pastrues.

Vlerësimet e klientëve

Ky produkt nuk ka ende vlerësime. E keni provuar? Bëhuni i pari që ndan përvojën.

Plotëso rutinën

Hapat e tjerë të rutinës koreane, të zgjedhur për të njëjtat nevoja të lëkurës.