Kushtet e përdorimit
Përditësuar më 21.11.2026
Këto kushte vlejnë për përdorimin e hanskincare.com dhe për blerjet e bëra në të. Duke përdorur faqen ose duke bërë një porosi, i pranoni ato.
1. Kush jemi
Han Skincare, Korçë, Shqipëri, dyqan online i produkteve origjinale koreane dhe ndërkombëtare të kujdesit për lëkurën. Kontakt: hanskincarealbania@gmail.com, 069 376 7123.
2. Produktet, çmimet dhe stoku
- Të gjitha produktet janë origjinale. Përshkrimet dhe fotot janë sa më të sakta; ngjyra ose paketimi mund të ndryshojnë pak sipas serisë së prodhuesit.
- Çmimet janë në Lekë dhe përfshijnë TVSH-në kur aplikohet. Transporti shfaqet në shportë para porosisë.
- Nëse një produkt mbaron ose ka një gabim të dukshëm çmimi, ju njoftojmë dhe mund ta anulojmë atë pjesë të porosisë pa asnjë kosto për ju.
- Produktet e kujdesit për lëkurën janë kozmetikë, jo ilaçe. Për lëkurë me probleme mjekësore konsultohuni me mjekun dhe bëni gjithmonë një provë në një zonë të vogël të lëkurës.
3. Porosia dhe pagesa
- Pas porosisë ju telefonojmë për ta konfirmuar. Porosia konsiderohet e pranuar pas konfirmimit.
- Pagesa bëhet në dorëzim, në para të gatshme, kur merrni pakon.
- Mund ta anuloni porosinë pa kosto deri sa të jetë nisur; na shkruani ose telefononi.
- Mund të refuzojmë porosi me të dhëna të pasakta ose që duken abuzive (p.sh. porosi të përsëritura që nuk merren).
4. Transporti
Dërgojmë në gjithë Shqipërinë, zakonisht brenda 2–5 ditëve pune. Transporti kushton 300 Lekë dhe është falas për porosi mbi 5.000 Lekë; shuma e saktë shfaqet në shportë para porosisë. Hollësitë te Informacion mbi transportin.
5. Kthimet
Shihni Rimbursime & kthime.
6. Llogaria
- Llogaria është falas dhe opsionale; mund të porosisni edhe pa të.
- Jepni të dhëna të sakta dhe ruajeni fjalëkalimin. Nëse dyshoni se dikush tjetër ka hyrë, ndryshoni fjalëkalimin (kjo mbyll të gjitha pajisjet e tjera) dhe na njoftoni.
- Një person mund të ketë një llogari. Llogaritë e krijuara për të abuzuar me ofertat mund të pezullohen.
- Mund të kërkoni mbylljen e llogarisë në çdo kohë.
7. Ulja për klientët e rinj
- Klientët që krijojnë llogari të re marrin ulje automatike kur porosisin të identifikuar: 5% ulje për porosi mbi 4.000 Lekë ose 10% mbi 5.000 Lekë, vetëm për porosinë e parë, gjatë 30 ditëve të para nga regjistrimi.
- Vlera llogaritet mbi produktet, pa transportin.
- Nuk kombinohet me kodet e zbritjes: aplikohet automatikisht ulja që ju kursen më shumë.
- Vlen vetëm për klientë që nuk kanë blerë më parë me të njëjtin telefon ose email.
- Kushtet e ofertës mund të ndryshojnë për regjistrimet e reja; ato që janë në fuqi shfaqen gjithmonë te faqja “Llogaria ime” dhe në shportë.
8. Kodet e zbritjes dhe ofertat
Kodet kanë afat, kufi përdorimi ose vlerë minimale porosie sipas rastit. Një porosi pranon një kod. Setet dhe ofertat vlejnë deri në datën e shfaqur ose deri në mbarim të stokut.
9. Vlerësimet
Vlerësimet duhet të jenë të sinqerta dhe për produkte që keni përdorur. Nuk publikojmë fyerje, reklama, të dhëna personale apo përmbajtje të rreme. Duke dërguar një vlerësim, na lejoni ta shfaqim në faqe dhe në rrjetet tona sociale me emrin tuaj të parë dhe qytetin. Mund të kërkoni heqjen e tij në çdo kohë.
10. Përdorimi i faqes
- Ndalohet përdorimi i faqes për qëllime të paligjshme, përpjekjet për të ndërhyrë në sistemet tona dhe porositë apo regjistrimet automatike.
- Tekstet, fotot dhe dizajni i faqes janë pronë e Han Skincare ose e markave përkatëse dhe nuk kopjohen pa leje.
11. Përgjegjësia
Përpiqemi që faqja të jetë gjithmonë e saktë dhe në punë, por mund të ketë ndërprerje të shkurtra teknike. Përgjegjësia jonë për një porosi kufizohet në vlerën e saj, përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe. Asgjë në këto kushte nuk ju heq të drejtat që keni si konsumator sipas ligjit shqiptar.
12. Privatësia
Si i përdorim të dhënat tuaja e shpjegon Politika e privatësisë.
13. Ndryshimet dhe ligji
Kushtet mund të përditësohen; versioni në fuqi është ai që shfaqet këtu, me datën e përditësimit. Porositë rregullohen nga kushtet në fuqi në momentin e porosisë. Për këto kushte zbatohet ligji i Republikës së Shqipërisë.
